Lajme


E rëndë/ Një fëmijë i prekur me Covid-19 humb jetën.

Postuar nga admin

20th November 2020



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të premte, në QSUT, ku ka humbur jetën një fëmijë i prekur me koronavirus.

Prej ditësh, ai ndodhej i intubuar në reanimacionin e këtij shërbimi, ndërsa nuk ka mundur të mbijetojë.

Ky ishte rasti i parë që një fëmijë në vendin tonë ka humbur jetën i prekur me koronavirus, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë prekur 706 fëmijë, nga të cilët rreth 20 për qind janë ende aktivë.