Lajme


E fundit: BE njeh certifikatat e vaksinimit anti-COVID të Shqipërisë

Postuar nga admin

15th September 2021



Certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të Shqipërisë do të njihen nga Bashkimi Evropian prej ditës së sotme. Vendimi u mor sot nga Komisioni Evropian dhe hyri në fuqi menjëherë.

Në raste udhëtimi, certifikatat e vaksinimit të Shqipërisë do të njihen tashmë nga sistemi digjital i BE-së. Njëkohësisht, Shqipëria do të pranojë certifikatat e lëshuara nga vendet e BE-së.

Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë të lirë në vendet anëtare të BE-së, mjafton të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Nga dita e sotme kjo vlen edhe për gjashtë vende të tjera Andorran, Ishujt Faroe, Izraelin, Monakon, Marokun dhe Panamajanë.

“Shtatë vende të reja do të lidhen me sistemin e BE -së dhe certifikatat COVID të lëshuara nga këto vende do të pranohen në BE nën të njëjtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE -së për COVID-19. Në të njëjtën kohë, vendet ranë dakord të pranojnë Certifikatën dixhitale COVID të BE-së për udhëtime nga BE në vendet e tyre”, shkruhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

Vendimi është përshëndetur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shprehet se ky është “një shembull kuptimplotë të progresit tonë digjital”.