Lajme


E dhimbshme çfarë po na shkakton Covid-19/ Protesta e heshtur e vogëlushit përballë shkollës së mbyllur.

Postuar nga Isida Muco

16th October 2020



Një fëmijë ulur në bankën e tij, para shkollës, ndërsa kjo e fundit është mbyllur për shkak të shtimit të rasteve me të infektuar. Kjo foto është shkrepur në Itali ditën e sotme, saktesisht në Salerno jashtë shkollës fillore Matteo Mar , në rrethin e Torrione.

Një fëmijë dhe një grup prindërish filluan një protestë të heshtur kundër urdhrit të lëshuar dje nga presidenti i Rajonit Campania De Luca, me të cilin urdhërohet mbyllja e të gjitha kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në territorn rajonal.

Fëmija u ul në bankë me përparësen dhe maskën, në heshtje, para portës me kangjella hekuri.