Showbiz


Dua Lipa thyen rregullat e COVID-19, policia londineze i ndërpret xhirimet e klipit.

Postuar nga Isida Muco

16th October 2020



Për të xhiruar klipin e ri, Dua Lipa kapërceu kufizimet e COVID-it dhe doli me disa “rregulla të reja”. Por jo gjithçka shkoi si duhet, pasi policët bastisën setin e xhirimeve pas ankesave nga vendasit e shqetësuar, shkruan The Sun.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet. Ylli i muzikës pop dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda në një rrugicë.

Ndërkohë një grup statistësh formuan një turmë ndërsa ekipi i filmit vendosi drita dhe fotografi. Por ndërsa atmosfera e party-t mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin në të njëjtën mendim me ekipin që po xhironin aty.

Një banor tha: “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”.
“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej burimi i brendshëm.
“Kishte shumë balerine përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë”.

Në përgjithësi, ka qenë një vit i suksesshëm për Duan, e cila në mars publikoi klipin “Future Nostalgia”, këngëve të të cilit është duke u realizuar edhe klipet.