Lajme


Dëmi i zjarreve të Australisë, i parikuperueshëm!

Postuar nga Isida Muco

30th July 2020



Rreth tre miliardë kafshë janë vrarë nga zjarret e pazakonta që përfshinë pyjet e Australisë në vitet 2019-2020, sipas një studimi të publikuar sot që flet për një prej katastrofave më të rënda të historisë moderne për faunën. Ky studim i kryer nga disa universitete australiane thekson se 143 milionë gjitarë janë prekur nga kjo krizë, si dhe 2,46 miliardë zvarranikë, 180 milionë zogj dhe 51 milionë bretkosa. Këto zjarre, shkatërruan 115 000 kilometra katrorë, ​​një zonë tre herë më të madhe se Holanda, duke shkaktuar edhe vdekjen e 30 personave. Një studim i mëparshëm në janar vlerësoi numrin e kafshëve të vrara në zonat më të prekura në shtetet e Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor në një miliard. “Studimi i publikuar është i pari që merr parasysh të gjitha zonat që janë djegur në Australi”, sipas Lily van Eeden nga Universiteti i Sidneit.