Interesante


Del në ankand autoportreti i Rembrandt!

Postuar nga Isida Muco

30th July 2020



Një prej autoportreteve të Rembrandtit, i ruajtur nga një dashamirës arti, ka dale ne në shitje nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” për afro 18 milionë euro. Tabloja, nënshkruar nga mjeshtri flamand dhe që daton që prej vitit 1632, e tregon atë në moshën 26-vjeçare, i veshur me të zeza, me një kapelë dhe një jakë të madhe prej dantelle të bardhë. Autenticiteti i tablosë u vërtetua vetëm në vitin 1996, pas një analize që tregonte se ajo ishte realizuar në të njëjtin dru lisi si te portreti i bërë nga Rembrandti i mikut të tij, Maurits Huygens. Realizuar vetëm pasi u transferua në Amsterdam, tabloja ka mundur të shërbejë gjithashtu si kartëvizitë dhe për t’u treguar klientëve të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.