Lajme


Dëborë historike në Bagdad, nuk ndodhte prej shumë vitesh

Postuar nga Isida Muco

14th February 2020



Irakenët e kryeqytetit të Bagdadit u zgjuan mes dëborës të martën e 11 shkurtit, në një fenomen natyror tejet të rrallë.

Kjo pasi dëbora në vend, nuk binte prej më se një dekade.

Dëbora bëri që të paktën për disa orë, banorët e përfshirë nga problemet e vazhdueshme politike, të argëtohen nga surpriza meteorologjike.

Kjo pasi muajve të fundit protestat antiqeveritare dhe tensionet me SHBA, kanë qenë gjithnjë e në rritje, pas vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani në aeroportin e Bagdadit.

Megjithatë bardhësia e dëborës zgjati vetëm disa orë, pasi në mesditë ajo u shkri e gjitha.