Lajme


Covid-19 mund të bëhet më i rrezikshëm në dimër.

Postuar nga Isida Muco

28th July 2020



Dimri po vjen dhe tradicionalisht është koha e festave, por edhe e sezonit të gripit. Kjo ka rritur frikën se rastet me koronavirus do të shtohen kur stinët të ndryshojnë, ndoshta duke çuar në një valë të dytë të sëmundjes që mund të jetë edhe më e madhe se e para, shkruan BBC.

Sidoqoftë, parashikimi se si do të duket një dimër nën pushtimin e COVID-19 është kompleks dhe mbretëron pasiguria – dhe ka arsye për të qenë të shqetësuar.

Se sa i vështirë do të jetë një dimër në hemisferën veriore nuk varet  vetëm nga koronavirusi, por nga, sjellja jonë dhe suksesi, ose dështimi  i qeverisë.

Por ekziston edhe fusha relativisht e re e shkencës që tregon se një infeksion viral mund të bllokojë një tjetër, megjithëse me implikime ende të panjohura për koronavirusin, abcnews.al

Pra, po shkojmë drejt vizionit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, për normalitetin “që nga Krishtlindja” apo mund të kemi një “rrugëtim i ashpër”?

A do të përhapet koronavirusi më shumë gjatë dimrit?

Kjo është një pyetje pa përgjigje por shkenca shkon drejt PO-së. Kjo kryesisht bazohet në ato që dimë për viruset e tjera.

Ekzistojnë katër lloje të tjera të koronavirusit, të cilët shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe secili përhapet më lehtë në dimër. Gripi, rhinoviruset, të cilët shkaktojnë edhe ftohjen e zakonshme, dhe virusi syncytial i frymëmarrjes (RSV) kanë sjellje të ngjashme, raporton abcnews.al

“Mund të jetë sezonal, bazuar në viruse të tjera që priren të arrijnë kulmin në dimër”, tha  për BBC, Dr. Rachel Lowe, nga Shkolla e Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër.

Të gjithë viruset mbijetojnë jashtë trupit më mirë kur është ftohtë. Në këtë drejtim, Grupi Këshillimor Shkencor në Mbretërinë e Bashkuar për Emergjencat (Sage) thotë se një temperaturë prej 4C është një pikë e veçantë “e ëmbël” për koronavirusin.

Ne mblidhemi brenda shtëpisë pasi të ndryshojë moti. Ne gjithashtu mbajmë dritaret mbyllur kështu që ka pak ventilim. E gjithë kjo mund të ndihmojë përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë një raport i Akademisë së Shkencave Mjekësore vlerëson se mund të ketë 251,000 viktima këtë dimër në Mbretërinë e Bashkuar, në një skenar të rastit më të keq. Kjo shifër tregon numrin R – numri i personave që çdo person i infektuar e kalon virusin tek tjetri – që rritet në 1.7. Ishte rreth 3.0 para bllokimit dhe është nën 1.0 për momentin, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, një rritje më e vogël në R do të çonte në një rritje dukshëm më të vogël të rasteve.

“Njerëzit janë të shqetësuar dhe kanë të drejtë, tha Prof. Wendy Barclay, nga Imperial College London.

Ajo shtoi: “Është  e mundur të ketë një valë të dytë, është e qartë që ne nuk kemi arritur asgjë si imuniteti i tufës.

Rreth 5% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar janë infektuar me koronavirus deri më tani – ose me fjalë të tjera rreth 95% nuk kanë imunitet. Ndërkohë SHBA ka demonstruar se rastet mund të rriten nëse nuk ka kontroll mbi virusin, raporton abcnews.al

A do të jenë problem viruset e tjera të dimrit si gripi?

Frika e madhe është se ne do të goditemi me një sezon me të vërtetë të keq të gripit dhe një valë të dytë të koronavirusit.

Transformimi masiv i shoqërive dhe mënyra sesi sillemi – nga larja e duarve tona më shumë, maskat distancimi social dhe puna nga shtëpia – për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duket se kanë pasur një ndikim edhe te viruset e tjera, raporton abcnews.al

“Distancimi social ka ulur numrin  e personave të sëmurë me grip por nuk mendoj se duhet të mbështetemi në këtë”, thotë Prof. Barclay.

Nëse ka nivele të larta të viruseve të dimrit që shkaktojnë kollë dhe ethe, si koronavirusi, atëherë shumë më tepër njerëz do të duhet të testohen.

Në këtë drejtim, prof. Julian Hiscox, nga Universiteti i Liverpoolit, tha për BBC-në: “Unë mendoj se duhet të jemi të përgatitur për një valë të dytë.

Kjo është edhe arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar është duke u përpjekur të zgjerojë kapacitetin e testimit në 500,000 në ditë dhe duke imunizuar një numër rekord njerëzish kundër gripit, raporton abcnews.al

Çfarë ndodh kur viruset bashkëveprojnë?

Një nga aspektet më të diskutuar shkencërisht dhe të pashpjegueshme të dimrit është se si koronavirusi i ri, i quajtur zyrtarisht Sars-CoV-2, do të bashkëveprojë me viruse të tjera. Viruset e frymëmarrjes të gjithë përpiqen të infektojnë të njëjtën “pasuri” në trupin tuaj – qelizat në hundën tuaj, fytin dhe mushkëritë.

Dhe kjo mund të çojë në “konkurrencë”.

Studimet kanë treguar që një infeksion viral mund, në thelb, të “nxjerrë jashtë” një tjetër. Për shembull, një shpërthim i madh i rhinovirusit mund të ketë vonuar pandeminë e gripit të derrit të vitit 2009 në disa vende europiane, raporton abcnews.al

Një shpjegim është se reagimi i përgjithshëm imunitar ndaj një infeksioni parandalon tjetrin.

Dr. Pablo Murcia, nga qendra për hulumtime të viruseve në Universitetin e Glasgow, tha për BBC: “Një virus infekton, shkakton një përgjigje të lindur imune dhe inflamacion dhe kjo përgjigje fillestare do të mbrojë kundër viruseve të caktuara, për një periudhë  kohe”. Por të njëjtat studime kanë treguar se disa viruse në të vërtetë bashkëveprojnë bashku dhe qarkullojnë në të njëjtën kohë.

Rrjedhimisht lind  pyetja: Si do të përshtatet Sars-CoV-2 ?

“Të dhënat tona  kanë treguar  se gripi  nuk ka bashkëvepruar me infeksione të tjera, tha Dr Murcia.

Ka pasur pak raste të regjistruara që dikush është infektuar me të dy viruset dhe rezultati ishte shumë më i keq se sa  vetëm një infeksion.

Sidoqoftë, Dr. Murcia tha që lloje të tjera të koronavirusit duket se shkaktojnë infeksione në të njëjtën kohë me RSV, adenoviruset dhe disa viruse të tjera.

“Jam i shqetësuar për të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë tha ai.