Lajme


Britanikët pa alkool për Krishtlindje

Postuar nga admin

25th November 2021



Mbretëria e Bashkuar është në rrezik të mbetet pa alkool në Krishtlindje. Shoqata e Verës (WSTA) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për mungesën e shoferëve të kamionëve, e cila është përgjegjëse për vonesat në importe.

Duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa për të shmangur mundësinë e boshllëkut të rafteve gjatë pushimeve, shoqata WSTA vëren se importet e pijeve alkoolike aktualisht nevojiten “deri në pesë herë më shumë se një vit më parë “.

Sipas BBC, në një letër të nënshkruar nga 49 kompani në industri, Shoqata e Verës i bën thirrje Ministrit britanik të Transportit Grand Saps të veprojë “përpara festave të Krishtlindjeve”.

“Porositë, të cilat dikur mbërrinin në destinacionin e tyre në dy ose tre ditë, tani po përballen me vonesa të përpunimit 15-ditor në një kohë kur kostot e transportuesit janë rritur me rreth 7%,” thuhej në letër.

Qeveria e Londrës ka njoftuar tashmë masa për të adresuar mungesën e shoferëve të kamionëve, si për shembull përshpejtimi i trajnimit të shoferëve.

Sindikata i kërkon konkretisht ministrit të Transporteve zgjatjen e programit të përkohshëm të vizave të hyrjes, i cili pritet të përfundojë më 28 shkurt.