play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Bob Dylan shet të gjithë muzikën e tij! 200 milionë $ janë tunduese…

today27/01/2022

Background
share close

 

 

 

Bob Dylan ka shitur të gjithë katalogun e tij të muzikës së regjistruar në “Sony Music”.Shtepia diskografike  e përshkroi marrëveshjen për muzikën 60-vjeçare të tij si një “marrëveshje historike”.Marrëveshja u përfundua në korrik të vitit të kaluar, por u njoftua këtë javë.Marrëveshja përfshin “tërësinë e punës së regjistruar të Bob Dylan që nga viti 1962”, sipas Sony Music, duke filluar me albumin e tij debutues të vetëtitulluar dhe duke vazhduar deri në “Rough and Rowdy Ways” të vitit 2020. Sony shtoi se marrëveshja përfshin gjithashtu të drejtat për publikime të shumta të ardhshme nga Dylan.Ndërsa kompania nuk e bëri të ditur çmimin e marrëveshjes, revista Billboard vlerëson se regjistrimet kanë vlerë rreth 200 milionë $  bazuar në të ardhurat që gjenerojnë ato.Dylan ka shumë këngë të famshme, duke përfshirë “The Times They Are a-Changin”, “Like a Rolling Stone” dhe “Mr. Tambourine Man”.Në vitin 2008, ai fitoi një Pulitzer për “ndikimin e tij të thellë në muzikën popullore dhe kulturën amerikane, të shënuar nga kompozime lirike me fuqi të jashtëzakonshme poetike”.Në vitin 2016, Dylan u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi për “krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda traditës së madhe të këngës amerikane”.Ai ka shitur më shumë se 125 milionë disqe dhe vazhdon të performojë në mbarë botën.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *