Interesante


Bluzat e bardha bëjnë 3 orë rrugë në këmbë për të vaksinuar një 121-vjeçar

Postuar nga admin

4th May 2021



Një burri në Peru, i cili pretendon se është 121 vjeç i është bërë doza e parë e vaksinës për koronavirusin. I moshuari pati mundësi që të vaksinohet pasi mjekët ecën për tre orë në terren të vështirë për të shkuar në shtëpinë e tij.

Don Marcelino Abad Tolentino, nga distrikti Chaglla i Perusë besohet që të jetë personi më i moshuar në rajonin e Huanuco-s që është vaksinuar kundër virusit.

Marcelino, që sipas zyrtarëve në vend ka lindur në vitin 1900 iu injektua doza e parë nga një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë në Peru më 30 prill.