Lajme


BE heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta nga virusi

Postuar nga admin

9th September 2021



Bashkimi Evropian ka hequr Shqipërinë nga Lista e vendeve të sigurta të COVID-19.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Veç Shqipërisë, në këtë listë janë shtuar vende si Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia.

Ky vendim do të jetë në fuqi për 2 javët në vazhdim, e pas këtij afati kohor, do të shikohet sërish nëse do të ketë ndryshime apo do të mbeten në fuqi të njëjtat masa.

Në rekomandim përcaktohet më tej, se duke nisur nga 9 shtatori, shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta. Ku përfshihen vende si:

 

 

Australi

Bosnje dhe Hercegovinë

Kanadaja

Jordan

Zelanda e Re

Katari

Republika e Moldavisë

Arabia Saudite

Singapori

Korea e jugut

Ukraina

Uruguaj (e re)

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.