Lajme


Basha: Andi Lilës iu kërkua të largohej nga fusha se u propozua nga PD e Kavajës

Postuar nga admin

19th November 2020



Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha reagoi sot pas videos së shfaqur ku ish-lojtarit të Kombëtares, Andi Lila i kërkohet të largohet nga fusha e futbollit të Kavajës.

“Kjo është e turpshme dhe kriminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media”, tha Basha.

“Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë”, shtoi Basha.

“Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë”, tha Basha.

“Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, përfundoi kreu i PD.