Lajme


AstraZeneca dhe Oxford ndërpresin provat e vaksinës anti-covid. Lexoni arsyet.

Postuar nga Isida Muco

9th September 2020



Kur e gjithë bota është duke pritur për një vaksinë kundër Covid-19, dhe kur me qindra kompani kanë nisur testimet, duket se duhet të presim më gjatë për një përgjigje përfundimtare.

Provat klinike për një vaksinë të koronavirusit, e cila po zhvillohet nga jompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, janë ndërprerë përkohësisht pasi tek një pjesëmarrës në Britani u panë reagime të dyshimta, të kundërta nga ajo që pritej. Ende nuk dihet se çfarë ndodhi, por pjesëmarrësi është duke u riaftësuar.

AstraZeneca e përshkroi si një pushim “rutinë” në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë “procesi standard i rishikimit shkaktoi pauzë të vaksinimit për të lejuar rishikim më të sigurt të të dhënave. Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një pretendent i fortë midis dhjetëra vaksinave që po zhvillohen globalisht.

Tashmë ajo ka kaluar me suksese dy provat e para, faza tretë e provës ka përfshirë 30.000 pjesëmarrës nga SHBA, Britania, Brazili, Afrika e Jugut. Faza tretë e një vakisne zakonisht përfshin me mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasë disa vite.

Nëntë zhvilluesit kryesorë të vaksinave të SHBA dhe Evropës u zotuan të ruanin standardet e sigurisë dhe efikasitetit shkencor për vaksinat e tyre eksperimentale, pavarësisht urgjencës për të parandaluar  pandeminë e koronavirusit.

Kompanitë, përfshirë AstraZeneca, Pfizer Inc dhe GlaxoSmithKline, publikuan atë që ata e quajtën një “premtim historik” pas një rritje të shqetësimit se standardet e sigurisë mund të anashkalohen  përpara presionit politik për të pasur një vaksinë.

Kompanitë thanë se ata “do të mbështesnin integritetin e procesit shkencor ndërsa punojnë drejt regjistrimeve të mundshme rregullatorë globale dhe miratimeve të vaksinave të para të COVID-19”.Nënshkruesit e tjerë ishin Johnson & Johnson, Merck & Co, Moderna Inc, Novavax Inc, Sanofi dhe BioNTech.