Showbiz


Aktorja Drew Barrymore : “Pse nuk kam bërë kurrë ndërhyrje estetike”

Postuar nga admin

23rd February 2021



Ndërsa shumë personazhe publikë nuk i kanë rezistuar ndërhyrjeve, 45-vjeçarja ka vendosur të mos bëjë asnjë operacion.

“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë në fytyrën time dhe do të doja të mos bëja. Kurrë mos thuaj kurrë. Problemi është që unë e njoh veten dhe jam një person që mund të krijoj varësi shumë lehtë. Po të bëj qoftë edhe një injeksion, do të dukem deri të premten si Jocelyn Wildenstein.”, tha nëna e dy fëmijëve.

“Mendoj se jam aq rebele sa pashë gjithë atë presion dhe pashë gjithë ato gra që torturonin veten e tyre dhe mendova: Njerëz të mjerë. Thjesht doja të mos kisha kurrë frikë se çfarë do të më bënte jeta. Ndoshta shkova në shumë ekstreme të kundërta. Tani jam kaq e mërzitshme, e sigurt dhe e shëndetshme.”, vazhdoi aktorja.