Showbiz


Aktori Armie Hammer akuzohet për kanibalizëm pas publikimit të mesazheve me një fanse

Postuar nga admin

13th January 2021



Të gjithë e kujtojnë aktorin e ëmbël dhe romantik në ” Call Me by Your Name ” por një stuhi duket se ka prekur Armie Hammer.

Sipas bisedave të pretenduara me një fanse, ai shkruante: “Unë jam kanibal 100%”. Ndërkohë rikujtojmë se vite më parë, aktori përfundoi në qendër të një skandali pasi kishte aprovuar praktikat ekstreme të skllavërisë.

Hammer nuk i është përgjigjur ende akuzave.

Lajmi fillimisht u botua nga “Just Jared”, e cili raportoi përmbajtjen e bisedave të fshehta që aktori kishte me një fanse. Në bisedat e publikuara, Amie shkruante: “Jam shumë i emocionuar dhe njëkohësisht i hutuar.

Kam emocione pasi dua të mbaj në duar zemrën tënde, për ta kontrolluar kur ajo rreh. Unë jam një kanibal 100%. Unë dua të të ha ty. Është e frikshme ta pranoj.

Unë kurrë nuk e kam thënë diçka të tillë më parë. Një herë nxora zemrën e një kafshe që ishte akoma gjallë dhe e hëngra atë ndërsa ishte ende e ngrohtë “.

Por kjo nuk është e gjitha. Gjithashtu në këto mesazhe të pretenduara kishte edhe mesazhe që rrëfenin ritualet e vampirëve.