Interesante


5 mënyra natyrale si t’i bëni rrudhat në fytyrë më pak të dukshme

Postuar nga admin

23rd February 2021



Rrudhat në ballë mund të fillojnë të shfaqen për shkak të moshës, shprehive të përsëritura, gjenetikës dhe ekspozimit të diellit. Ndërsa nuk mund të shpëtoni plotësisht nga rrudhat e ballit, disa metoda natyrale mund t’ju ndihmojnë në bërjen e tyre më pak të dukshme. Kryesorja është të përqendroheni në produkte dhe teknika që mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe elasticitetit të lëkurës.

Bananet

Bananet janë të shkëlqyera për kujdesin e lëkurës, veçanërisht për ballin tuaj. Përmbajnë vitamina dhe vajra natyralë që i japin lëkurës një hov të shëndetshëm. E vetmja gjë që duhet të bësh është të shtypësh një ¼ e një bananeje derisa të bëhet në formën e një paste, informon abcnews.al. Pastaj vendosni një shtresë të hollë në ballë dhe lëreni 15-20 minuta. Pas kësaj thjesht shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe do të ndjeni që balli juaj do të bëhet më i butë dhe i lagështuar.

Frutat agrume

Frutat agrume janë të pasura me vitaminë E dhe C, të cilat mund të sigurojnë butësi të lëkurës dhe gjithashtu përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të saj. Ndërsa mund të aplikoni drejtpërdrejtë frutat agrume, t’i lini 5 minuta në ballë. Por gjithashtu ekziston edhe një maskë e thjeshtë. Në një tas shtoni ¼ filxhan lëng të freskët portokalli dhe shtoni miell, derisa masa të bëhet kremoze. Vendoseni në ballë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta, para se të shpëlani me ujë të ngrohtë.

Vajrat natyralë

Si vaji i kokosit edhe vaji i ullirit mund të përmirësojnë elasticitetin menjëherë pasi të keni larë fytyrën, informon abcneës.al. Provoni të vendosni vaj direkt mbi rrudha dhe ta masazhoni ballin derisa lëkura të mos ndihet më e yndyrshme, këshillon abcnews.al. Nëse dëshironi, mund të bëni një përzierje të të dy vajrave.

Të bardhat e vezëve

Të bardhat e vezëve mund të kontribuojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës së ballit tuaj. Sidoqoftë, në vend që të aplikoni vetëm të bardhë veze, mund ta përzieni atë me mjaltë. Kjo maske jo vetëm do ju ndihmojë të zvogëloni rrudhat në ballë, por do të ndihmojë edhe në tonifikimin e fytyrës. Në një tas përzieni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 të bardhë veze. Vendoseni atë në ballin tuaj dhe lëreni të pushojë për 15 minuta para se të shpëlani me ujë të ngrohtë. Nëse doni, mund ta vendosni në të gjithë fytyrën dhe në qafë.

Ushtrimet e ballit

Trajtimi i muskujve në ballë mund të zvogëlojë rrudhat dhe gjithashtu korrigjon qepallat e varura. Ja çfarë duhet të bëni:

Vendosni duart në formën e shkronjës ‘C’ në sytë tuaj, sikur doni t’i mbani hapur. Gishtin tregues mbajeni në vetull ndërsa gishtat e mëdhenj anash hundës, mbi vrima
Shtypni secilën dorë anash dhe poshtë, hapni gjoksin dhe rrokullisni shpatullat.
Hapni sytë shumë dhe mbajini për 5 sekonda. Shtypni gishtin tregues për të parandaluar lëvizjen e vetullave.
Picërroni sytë 5 herë dhe mbyllni sytë. Relaksohuni 5 sekonda dhe përsëritni edhe 2 herë të tjera.