Interesante


33% e shqiptarëve përdorin “Dr.Google” për pyetje mbi shëndetin

Postuar nga admin

7th April 2021



Dr.Google duket se është burimi kryesor i shqiptarëve për të marrë përgjigje në lidhje me pyetjet për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç përdorën internetin për të kërkuar në Google informacione që u takojnë çështjeve të shëndetit në vitin 2020.

Ekspertët e shëndetit theksojnë vazhdimisht se përgjigjet në Google nuk janë gjthmonë te sakta dhe bëhen shkak për shmangien e vizitës tek mjeku.

Me përhapjen e internetit dhe informacioneve falas, të cilat janë larg nesh vetëm një klikim, është rritur numri i rasteve të njerëzve që përjetojnë kiberkondri. Me fjalë të tjera, është një ankth që e ka gjenezën te kërkimet në Google.

Studime të ndryshme kanë treguar se një pjesë e mirë e njerëzve përjetojnë ankth kur kërkojnë informacion për simptoma të caktuara në Google. Mjafton të kërkosh për “shkaqjet e dhimbjes së kokës” (që mund të jetë edhe thjesht mungesa e kafesë) dhe të përballesh me një mori informacionesh të cilat thonë “se mund të kesh kancer a sëmundje të tjera të rënda”.

Ka raste kur këta njerëz refuzojnë trajtimet mjekësore nga specialistët, për shkak të informacioneve që lexojnë në internet.