Interesante


3 gënjeshtrat më të zakonshme të grave

Postuar nga Isida Muco

30th June 2020



Megjithëse në pjesën më të madhe të rasteve jemi në përputhje me atë që themi, ka disa raste kur themi diçka që është krejtësisht ndryshe nga ajo që bëjmë. Këtu janë gënjeshtrat e vogla që femrat përdorin për t’u ndier më pak fajtore:

“Të hënën do filloj dietën”:

Ju jeni të vetëdijshëm që jeni duke marrë shumë yndyrë dhe se aleatët tuaj më të mirë janë sallata dhe domate, por megjithatë insistoni të hani ushqime jo të shëndetshme dhe për të mos u ndier keq thoni “Të hënë do filloj dietën”. Kjo është një gënjeshtër, sepse ajo e hënë nuk vjen kurrë.

“Do shoh ish-in tim, por asgjë nuk do të ndodhë”:

Ju jeni ndarë me ish-in tuaj, keni qarë dhe kur më në fund po gëzoni jetën tuaj, ish-i juaj ju telefonon, ju flisni normalisht, por kur ai kërkon që ju ta takoni i thoni vetes “Do përballem me ish-in tim, por asgjë nuk do të ndodhë”. Të gjithë e dimë se ka një shans 90% që kjo dalje e padëmshme do të kthehet në diçka tjetër. Mos e tradhtoni veten.

“Unë nuk jam e zemëruar”:

Nga shprehja “Unë nuk jam e uritur” vjen “Unë nuk jam e zemëruar” dhe ka nga ata që e kuptojnë se në realitet jeni, por shmangni ndonjë diskutim në lidhje me këtë.