play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

190 vjeç, kjo është breshka më e vjetër në botë

today27/01/2022

Background
share close

Banori më i famshëm i Shën Helenës – një prej ishujve më të largët në botë – breshka gjigante Jonathan, po feston këtë vit ditëlindjen e 190-të, duke u bërë sipas Rekordeve Botërore Guinness, breshka më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Thuhet se kur lindi breshka Jonathan, mbretëresha Viktoria ishte ende një adoleshente.

Sipas kreut të turizmit në Shën Helena, Matt Joshua, breshka gjigante Jonathan mund të jetë edhe 200 vjeç, pasi askush nuk e di moshën e saktë të tij. Dëshmi për moshën e breshkës u bë një fotografi e vjetër e shkrepur midis vitit 1882 dhe 1886. Në të, shihet Jonathan duke kullotur në kopshtin e “Plantation House”, rezidenca e Guvernatorit të atëhershëm të Shën Helenës.

Bota ka ndryshuar shumë që kur lindi Jonathan – fotografia e parë e një personi u shkrep në 1838, llamba u shpik në 1878, në 1969 Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u bënë njerëzit e parë që shkuan në Hënë, dy Luftëra Botërore dhe zhvillime të pamasa teknologjike. Megjithatë, bota e Jonathan-it nuk ka ndryshuar në gati dy shekuj, dhe interesat e tij kryesore mbeten gjumi, ngrënia dhe çiftëzimi.

Jonathah është gjatë gjithë kohës nën kujdesin e veterinerëve që edhe e ushqejnë, pasi vitet e shumta e ka lënë atë të verbër dhe pa nuhatje. Jonathan jeton së bashku me tri breshka të tjera gjigante, David, Emma dhe Fred, por së fundmi ka marrë të gjithë vëmendjen e zyrtarëve në ishull, të cilët po punojnë për festën e ditëlindjes së tij.

Brezat me radhë në këtë ishull, kanë fotografi të shumta me breshkën gjigante dhe këto imazhe unike, së bashku me shkrepjen e parë ku shfaqet breshka, do të shpërndahen si dhurata gjatë aktivitetit të organizuar në nder të Jonathan.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *