Lajme


Zonja e pare Jackie vrau presidentin Kennedy?!

Postuar nga Isida Muco

24th November 2017



Ka shumë teori konspirative që rrethojnë vrasjen e presidentit të 35- të amerikan Xhon Kenedi, e cila tronditi botën dhe shënoi ditën kur ‘Amerika humbi pafajësinë”. Ato përfshijnë CIA-n, nënpresidentit Lyndon Johnson, kryeministrin kuban Fidel Castro ose KGB-në , por së fundmi shumë kanë konsideruar mundësinë se gruaja e Kennedit, Jackie është në të vërtetë vrasësja e tij.

Pas më shumë se gjysmë shekulli, shumica e hetuesve të pavarur pajtohen se ish-marinsi amerikan , Lee Harvey Osvald, personi i akuzuar për vrasjen e JFK, ishte ose i “paguar”ose i pafajshëm. A mund të jetë e vërtetë se ishte Jackie, ishte ajo që i dha bashkëshortit godititjen fatale? Një teori konspiracion sugjeron se ajo u punësua nga CIA, dhe se qëlloi për vdekje Presidentin, shkruan Daily Mail.

Në raportin zyrtar, thuhet se Osvald, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga pronari i një klubi nate, gjuajti mbi limuzinën presidenciale dy herë, nga kati i 6 i Bibliotekës së Teksasit, duke vrarë presidentin dhe duke plagosur guvernatorin Xhon Connally, i cili ishte gjithashtu në makinë. Por, për disa, faktet thjesht nuk përputhen. James Fetzer, autor i një libri mbi vrasjen e Kenedit, sugjeron se vrasësi nuk ishte Osvald.