Lajme


Zhdukja e Salah, gjenden vetëm mbetjet e avionit.

Postuar nga Isida Muco

4th February 2019



Pas shumë operacioneve, familja e Emiliano Sala ka njoftuar se janë gjetur mbetjet e aeroplanit me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Salah. Një anije kërkimi gjeti rrënojat e aeroplanit në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes ndërsa trupi i futbollistit argjentinas dhe pilotit nuk janë gjetur akoma.

Aeroplani i Sala u zhduk nga radarët më 22 janar gjatë fluturimit nga Nates (Francës) drejt Cardiffit (Uells). Sa bashku me sulmuesin francez në bord ishte dhe piloti David Ibbotson, zhduka e tyre nga ajo ditë është lajmi kryesor në botën e futbollit.

Kërkimet filluan menjëherë, por u ndaluan nga autoritetet lokale pas pak ditësh pasi sipas tyre lokalizimi aeroplanit ishte shumë i vështirë. Por, me insistimin e familjes Sala kërkimet filluan në mënyrë private pasi paraprakisht u mblodhën mbi 300 mijë euro nga donacione të ndryshme, ku nuk munguan edhe ato nga yjet e mëdha të futbollit.

Në krye të kërkimeve ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar për Sky News gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, por nuk ka dhënë ndonjë informatë tjetër të detajuar për Sala dhe pilotin.

Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknik për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.

“Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajror në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre”.

“E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë”.
“Një moment jashtëzakonisht tragjik dhe i trishtueshëm, por së paku disa nga pyetjet e tyre do të marrin përgjigjeje si pasoj e asaj që ne arritëm sot”, ka thënë Mearnes.