Lajme


Zbulohet emblema e Dukeshës Meghan Markle

Postuar nga Isida Muco

29th August 2018



Stema është projektuar nga Kolegji i Armëve dhe është miratuar nga Mbretëresha Elizabeta e Britanisë. Emblema mban lulet karakteristike të shtetit ku Meghan ka lindur, lulëkuqet në Kaliforni dhe wintersweet që rritet në rezidencën e saj të re, Kensington Palace. Sfondi blu në mburojë përfaqëson Oqeanin Paqësor në brigjet e Kalifornisë, ndërsa dy vizat e arta përgjatë mburojës janë simbolike e Shtetit të Artë.

Dy simbolikat në anët e mburojes, të njohur si mbështetës, janë një zog dhe një luan i lartë që mban një kurorë.

“Është e zakonshme që mbështetësit e mburojës t’u caktohen Anëtarëve të Familjes Mbretërore, dhe për gratë e Anëtarëve të Familjes Mbretërore që të ketë një Mbështetës për burrin e tyre dhe për veten,”-tha Kensington Palace në një deklaratë.

“Mbështetësi për Dukeshën e Sussex është zogu me krahët e ngritur sikur fluturon dhe sqepin e hapur, që përfaqëson fuqinë e fjalës.” Dukesha ka punuar ngushtë me Kolegjin e Armëve për të hartuar stemën në mënyrë që të jetë sa më “personale dhe përfaqësuese”.