Lajme


Vritet fëmija 7 vjeç, rëndë motra 8, në pranga i dashuri i nënës

Postuar nga Isida Muco

28th January 2019



Një fëmijë 7-vjeçar Giuseppe D., u gjet i vdekur pasditen e kësaj të diele në një banesë në rrugën Marconi, në Cardito, të Italisë.

Motra e tij 8 vjeçe, u dërgua në spitalin e Napoli, në gjendje të rëndë. Lidhur me ngjarjen policia u lajmërua me një telefonatë nga fqinjët, për një sherr në familje.

Efektivët e policisë të mbërritur në vendin e ngjarjes, shoqëruan nënën e fëmijëve dhe të dashurin e kësaj të fundit.

I riu Tony Sessoubti Badre, 25 vjeç, i lindur në Itali me prindër tunizian, u arrestua nga policia, pasi dyshohet se në një moment gjaknxehtësie nisi të godasë fëmijët e gruas, për shkak se e akuzonte partneren se ju kushtonte shumë vëmendje.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së fëmijëve, ndërkohë që nëna e tyre 30 vjeçe, pretendon se nuk ishte e pranishme në momentin e krimit.

“Fëmijët ranë nëpër shkallë”, tha burri në polici, duke u justifikuar, por hetuesit kanë dyshime të forta se është pikërisht Badre, autori i krimit.