Lajme


Vrau të shoqin dhe shkroi libër “Si të vrasësh bashkëshortin”, policia zbardh ngjarjen

Postuar nga Isida Muco

14th September 2018



Disa vite më parë shkruajti një libër “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, ndërsa tani është arrestuar dhe akuzohet se ka vrarë bashkëshortin e saj.

Nensi Brofi, 68-vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” është akuzuar nga policia se ka vrarë bashkëshortin e saj Daniel Brofime me profesion kuzhinier.

Viktima u qëllua me dy plumba teksa ndodhej në nje institucion kulinarie, 3 muaj më vonë u arrestua bashkëshortja.

Ajo kishte shkruar dhe dy libra të tjerë “Bashkëshorti i gabuar” dhe “I dashuri i gabuar”.

Sakaq, gruaja është shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor.