Shqiptarja e dyte “ndez” Eurovizionin! E njohur si “Shakira e Greqise”, “tund” skenen!


Postuar nga Isida Muco

9th May 2018



Eleni Foureira, këngëtarja seksi dhe tepër e njohur në Greqi e cila në 2010 prezantoi Greqinë në festivalin Eurovizion së bashku me Manos Pyrovolakis është shqiptare. Në një intervistë për “People Greece Magazine” zbuloi sekretin që e mbante të fshehur prej kohësh. Vajza e cila përflitej se ishte me origjinë latino- amerikane ka pranuar se ka lindur në Shqipëri por nuk e kishte deklaruar pasi paragjykohej. “Ata të gjykojnë për seksualitetin apo kombësinë tënde. Unë, fsheha faktin se kam lindur në Shqipëri. E bëra këtë, sepse kur shkoja në fillimet e mia diskografike, ata nuk donin as të më dëgjonin nëse do të paraqitesha si shqiptare” ka thënë ajo. Në fakt përflitej që ajo ishte shqiptare por vetë Eleni nuk e kishte deklaruar deri sot. Ajo shtoi se ndihet greke, pasi greqishtja është e vetmja gjuhë që di. Eleni, ose Entela, aktualisht 27 vjeçe ka lindur në Fier dhe është tepër e njohur në Greqi dhe është cilësuar si Shakira e Greqise. Ajo mbreme “ka tundur” skenen e Eurovizionit!