Lajme


Vera shtyhet për në Korrik, disa qytete rrezikojnë përmbytjen.

Postuar nga Isida Muco

13th May 2019



E gjithë kjo javë do të jetë me reshje shiu, dhe me temperatura nën mesataren e pranverës.

Metereologia Adiola Bani  shprehet se në shumë qytete të vendit si Vlora, Korça apo Shkodra rrezikohet përmbytja, për shkak se sasia e reshjeve që do të bien është shumë e lartë.

“Mëngjesin e nesërm do të kemi një kthim të reshjeve, mund të kemi përmbytje lokale, pasi reshjet janë me rrezik të lartë. Qarqet që mund të kenë problem me përmbytjet janë jugu i vendit, dhe qytetet me rrezikun më të larta janë Vlora dhe Korça. Nuk pritet që të kemi pauza të gjata rreshjesh. Përmirësimi do të fillojë nga dita e premte, ndërsa fundjava do të jetë me diell”, u shpreh Bani.

Ndërkohë që moti nuk do të jetë aspak i favorshëm dhe në muajin qershor, ku reshjet do të jenë prezente në të gjithë vendin, duke e shtyrë mbërritjen e verës në muajin Korrik.

”Dhjetëditëshi i fundit i Majit do të jetë me temperatura më të larta, që mund të shkojnë dhe deri në 28 gradë. Edhe në muajin qershor pritet që të ketë treditëshe me rrebeshe shiu. Verën pritet që ta fillojmë në muajin Korrik”, tha më tej Bani.