Lajme


Vendimi i KE-së; kur t’i rikthehet Brukseli çështjes së zgjerimit?

Postuar nga Isida Muco

18th October 2019



KE ka publikuar vendimin se procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do t’ë rikthehet përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor, i cili do të mbahet në Zagreb në majin e vitit 2020.

Liderët e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje.

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk bëri me dije se 28 vendet anëtare nuk arritën mirëkuptimin e përbashkët për t’i hapur dyert Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për bisedimet, por gjithashtu i bën thirrje dy vendeve që të mos dorëzohen.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.

Ndërkohë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjithashtu u shpreh se çështja e negociatave do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm.