Interesante


UNICEF: 59 milionë fëmijë në emergjencë humane

Postuar nga Isida Muco

4th December 2019



Një fëmijë në katër në planet jeton në vende me luftë ose janë të prekur nga katastrofat natyrore.

Asnjëherë moshat fëmijërore nuk janë prekur kaq shumë dhe UNICEF po përgatitet kërkojë fondin më të madh ndonjëherë, 4,2 miliardë dollarë deri në vitin 2020.

Ky është apeli më i madh i bërë ndonjëherë për donatorët, thënë ndryshe 3,5 herë më i lartë se fondet e kërkuara në vitin 2010.

“Një numër historik i fëmijëve të detyruar të lënë shtëpitë e tyre kanë nevojë urgjente për mbrojtje dhe mbështetje”, tha Henrietta Fore, drejtoresha e përgjithshme e UNICEF.

”Konfliktet mbeten shkaqet kryesore, përveç urisë, sëmundjeve infektive dhe ngjarjeve ekstreme të motit, të lidhura me ndryshimin e klimës, që detyrojnë miliona të tjerë të kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetës”, theksoi ajo.

Situata më kritike ka të bëjë me refugjatët sirianë dhe komunitetet pritëse në Egjipt, Jordani, Liban, Irak dhe Turqi.