Lajme


U rrëmbye dhe torturua për 9 muaj në anije, 14 vjeçarja kthehet në shtëpi

Postuar nga Isida Muco

7th September 2018



Një nxënëse 14 vjeçare e rrëmbyer dhe e torturuar për nëntë muaj në një anije është rikthyer në shtëpinë e saj, në New Hampshire, USA.

Abby Hernandez, në një intervistë për mediat e huaja është shprehur se ajo është torturuar dhe abuzuar seksualisht nga Kibby, personi i cili e rrëmbeu.

“Më kujtohet kur erdha në shtëpinë time, munda të dëgjoja nënën time duke folur në telefon, kam dëgjuar zërin e saj, kam hapur derën dhe i thashë, Mama”, ka thënë 14 vjeçarja.

Gjithashtu, Abby ka shtuar se nuk e di arsyen që 19 vjeçari që e rrëmbeu e la më vonë të lirë, por tani është shumë e lumtur që është pranë familjes së saj.

Ndërsa, autori i quajtur Kibby Master është arrestuar dhe tani është në pritje të marrjes së dënimit.