Lajme


U dogj nga i dashuri, viktima do dëshmojë në gjyq pas vdekjes

Postuar nga Isida Muco

16th April 2018



Judy Malinowski ka vdekur në gusht të vitit 2017, dy vite pasi i dashuri i saj e dogji për vdekje me benzinë jashtë një karburanti.

33-vjeçarja pësoi djegie në 80% të trupit dhe kaloi pjesën tjetër të ditëve të saj duke u përpjekur për të mbijetuar.

Djegiet e tmerrshme në fyt nënkuptonin se ajo vetëm mund të përshpëriste dhe të mos ecte më kurrë.

Gjatë 16 muajve në spital ajo u përball me 56 operacione të dhimbshme. Por ajo regjistroi edhe një video që tani që do përdoret në gjyq kundër të ish të dashurit të saj, Michael Slager.

Avokatët e Slager u përpoqën ta ndalonin përdorimin e kasetës pasi sipas tyre është në kundërshtim me ligjin dhe ishte marrë në rrugë jo ligjore nga prokurorët.

Por gjyqtarët vendosën që video do të shfaqet në gjyq pasi bëhet fjalë për një rast të pashembullt.

Slager u fut në burg në vitin 2016 dhe u dënua me 11 vite me akuzën për sulm me zjarr ndërsa tani përballet me akuzën për vrasje.

Ai pretendoi se aksidentalisht i vuri flakën nënës së dy fëmijëve ndërsa po ndizte një cigare.

Malinowski humbi veshët e saj dhe dy gishtat nga sulmi me benzine dhe kishte plagë të hapura në shpinë dhe në të pasmet.