Lajme


Trump anulon takimin me liderin korean Kim Jong-Un.

Postuar nga Isida Muco

24th May 2018



Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar samitin me Kim Jong-Un që pritej të zhvillohej me 12 qershor. Arsyeja pse republikani e bërë këtë, sipas mediave ndërkombëtare, është fakti se Koreja e Veriut ka fyer zv/Presidentin Mike Pence.Trump tha se do të ishte e papërshtatshme të mbaheshin bisedime në një kohë që regjimi i Kim testoi sërish limitet e durimit të tij.

Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut fyeu zv/Presidentin amerikan Mike Pence për deklaratat e tij se “Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia”.