Lajme


Tifozet e Koresë së Veriut kthehen në skllave seksi për elitën e Kim Jong Un-it!

Postuar nga Isida Muco

27th February 2018



Edhe pse në pamje të pare tifozet koreano-veriore duken si vajza paqësore, që këndojnë kërcejnë dhe bëjnë tifozllëk në sinkron, e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Sipas ish-muzikantit të ushtrisë së Koreane, këto vajza përdoren si skllave seksi për elitën politike dhe ushtarake të liderit supreme, Kim Jong Un.

“Edhe pse duken shumë të lumtura, atyre ju duhet të kalojnë në disa prova e të kryejnë disa favore seksuale”, – u shpreh për Bloomberg Lee So-yeon. “Vajzave ju duhet të jenë pjesë e festave të shthurura dhe të kryejnë favore seksuale për drejtuesit”

“Ushtria e Të Bukurave” përmban 229 tifoze, të cilat janë pjesë e 400 artistëve, muzikantë dhe 22 atletë të cilët marrin pjesë në kompeticione të ndryshme ndërkombëtare.