Interesante


Thirrja e themeluesit të WhatsApp, a ka mundësi ta zhdukni Facebook-un njëherë e mirë?

Postuar nga Isida Muco

14th March 2019



Kjo është thirrja e Brian Action, themeluesit të aplikacionit të WhatsApp i cili ia shiti Mark Zuckerbergut për shumën 19 miliard dollarë në vitin 2004. Thirrja e tij nuk vjen pas problemit me bllokimin e Facebook dhe Instagram ditën e djeshme, më shumë sesa frika e tij për shkeljen e privatësisë dhe vjedhjes së të dhënave.

Brian është një nga themeluesit e WhatsApp dhe u largua nga kompania përfundimisht në vitin 2009. Ai thotë se plani i Zuckerberg për të futur reklamat në WhatsApp do të thotë se të dhënat tona do të përdoren sipas qejfit të këtyre kompanive. Brian ka qenë një nga personat që e ka theksuar shpesh rëndësinë e ruajtjes së privatësisë të një përdoruesi të një aplikacioni në Internet.

Kujtojmë edhe një intervistë vitin e kaluar me Forbes ku tha: Më shqetëson plani i Mark për reklamimin. Ai thotë se privatësia ruhet, por duke filluar që me Facebook-un, shkeljet janë të mëdha. Nuk jam dakord me politikat e tij. Reklamimi në aplikacione dhe media sociale nuk duhet të ndodhë.

Brian tregohet i kujdesshëm dhe sigurisht nuk mund të kërkojë që njerëzit të fshijnë një aplikacion që e ka themeluar vetë ai, por inatin e nxjerr me Facebook.