Lajme


“The Indipendent”: Shqipëria narko-shtet, Kolumbia e Europës

Postuar nga Isida Muco

28th January 2019



Prestigjiozja “The Indipendent”, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Në artikullin e shkruar nga gazetari Borzou Daragahi, thuhet se Shqipëria është kthyer në “Kolumbinë e Europës”, duke bërë një pasqyrim jo vetëm të kultivimit të kanabisit, por edhe trafikut të drogave të forta.

“Gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe kokainë dhe heroinë. Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis. Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë”, shkruan gazetari.

Më tej vijohet duke thënë në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

Gazeta nënvizon se sipas informacioneve të rrugëve të trafikut, vitet më të ethshme të trafikut, ishin 2015-2016. Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor, emri i të cilit nuk bëhet publik, por ajo që thotë ai është shumë e fortë.

“Është Kolumbia e Europës. Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. Ai tha se kapet vetëm 5 për qind.