Lajme


Studimi- Te gatuajme sa me shume e te shmangim ngrohjen globale?!

Postuar nga Isida Muco

23rd November 2017



Acidet yndyrore që lëshohen në ajër nga gatimi mund të ndihmojnë në formimin e reve që kufizojnë ngrohjen globale, kanë deklaruar shkencëtarët sëfundmi.

Studiuesit besojnë se këto molekula organizohen në struktura komplekse 3-D në pikat atmosferike.

Këto aerosole (një substancë e mbyllur nën presion dhe e aftë të lirohet si një llak i hollë, zakonisht me anë të një gazi shtytës)mund të formojnë re të cilat sipas ekspertëve mund të kenë një efekt ftohës në klimën globale.

Aerosolet atmosferike janë një nga fushat e shkencës klimatike ku ka pasiguri të konsiderueshme.

Përshkrimi tregon grimca të vogla që mund të jenë të ngurta ose të lëngëta, duke filluar nga pluhurat e shkretëtirës Sahariane në blozë deri tek aerosolët e formuar nga reagimi kimik.

Këto mund të kenë ndikime të ndryshme, ndërkohë që shumica e aerosolëve reflektojnë dritën e diellit në hapësirë, të tjerët e absorbojnë atë.

Aerosolët dhe retë që formohen prej tyre,reflektojnë rreth një të katërtat e energjisë së Diellit që kthehet në hapësirë.