Lajme


Studentja e Mjekësisë vdes e ngrirë, e zbritën nga autobuzi se ishte pa biletë

Postuar nga Isida Muco

29th January 2019



Fund i tmerrshem per nje vajze studente te mjekesise, e cila u gjet e vdekur, e ngrire mes bores.

Viktima eshte Iryna Dvoretska, 21 vjeçe, ukrainase, e cila u gjet e ngrire nga babai i saj. Vajza nuk kishte bilete dhe shoferi i autobusit e zbriti, edhe pse ajo iu lut ta lejonte, pasi ishte shume larg qendres se banuar dhe temperaturat jashte ishin minus 20 grade.

Ai e zbriti poshte dhe vajza u perpoq te ecte me shume se katër milje per në fshatin më të afërt, nderkohe qe ora ishte 4 e mëngjesit.

Sipas mediave lokale, Iryna hipi në fshatin e saj Rudnya-Knochynska për të vizituar nënën e saj të sëmurë në spital në Olevsk të Ukrainës veriore.

Ajo hapi kuleten te paguante, por nuk kishte para mjaftueshem dhe shoferi Oleg Zhelinski e zbriti poshte.

Besohet se Iryna filloi të ecë përgjatë rrugës dhe më pas u përpoq të merrte një rruge shkurt nëpër pyll.

Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë nga i ati i saj. Motra e Irynës, Natalia tha: “Nëna jonë kishte pneumoni dhe gjendja e saj po përkeqësohej.

“Iryna dëshironte të kapte autobusin e parë në Olevsk. Ajo ishte me nxitim dhe harroi te merrte parate”.

Tezja Nadiya Typchuk tha: “Shoferi e detyroi atë të zbriste nga autobusi dhe u largua duke e lënë atë vetëm në mes te ngrices.

“Iryna u gjet në gropë nga babai i saj. Sytë e saj ishin të hapur dhe pamja ishte e frikshme”. Nderkohe qe pas denoncimit per shoferin ka nisur hetim.