Lajme


Steve Jobs është gjallë dhe jeton në Egjipt??!!

Postuar nga Isida Muco

28th August 2019



Teoritë konspirative po “ziejnë” pas publikimit të një fotoje që, sipas tyre, tregon që Steve Jobs është shëndoshë e mirë.

Fotoja, e shkrepur në Egjipt dhe e shpërndarë në Reddit ditën e dielë, tregon një burrë që ngjan shumë me themeluesin e ndjerë të Apple, i cili ndërroi jetë në vitin 2011.

“Ai e dashuron Egjiptin dhe gjithmonë ka dashur një stil të thjeshtë jetese. Nuk jam i dhënë pas teorive konspirative, por mendoj se Jobs do të ishte aq i çmendur sa ta bënte vërtetë këtë gjë”, shkruan një përdorues i Reddit.