Lajme


Stacioni hapësinor kinez godet Tokën .

Postuar nga Isida Muco

2nd April 2018



Ashtu siç ishte paralajmëruar stacioni hapësinor kinez Tiangong 1 i dalë jashtë kontrollit u përplas me Tokën në zonën e brigjeve të Tahitit mëngjesin e sotëm duke u shpërbërë sapo goditi atmosferën e planetit, shkruan Daily Mail.

Rrëzimi i stacionit hapësinor 9-tonësh prej muajsh ishte bërë pjesë e spekulimeve shkencore mes frikës se pjesë të mëdha mund të binin mbi kokat e njerëzve në Tokë.

Ekpertët nuk ishin në gjendje të parashikonin se ku do të ulej instalimi, i cili ishte afërsisht sa një autobus shkollor nga madhësia, por në fund ajo hyri përsëri në atmosferën e Tokës mbi Paqësorin e Jugut.

Stacioni hapësinor hyri në atmosferë rreth orës 08.15, me orën e Pekinit, dhe shumica dërrmuese e saj u dogj në ajër, tha Zyra Inxhinierike Hapësinore e Kinës.

Autoriteti hapësinor i Kinës tha të dielën se stacioni do të godiste me një shpejtësi afro 27 mijë km/orë përpara se të shpërbëhej. Shkencëtarët thanë më parë që rënia e tij nuk do të përbënte rrezik për njerëzit.