Lajme


Sportistit të njohur i vrasin gruan, djalin dhe vjehrrën, autori arratiset i zhveshur

Postuar nga Isida Muco

29th August 2019



Një tragjedi e vërtetë ka prekur Blake Bivens, lojtarin 24-vjeçar të Tampa Bay Rays, skuadër profesioniste bejsbolli e Major League Baseball, me seli në St. Petersburg, të Florida.

Gruaja Emily, djali 1 vjeç Culen dhe vjehrra e Bivens, u gjetën të vdekur nga motra e tij në një zonë rurale të shtetit të Virginia.

Edhe qeni i familjes u vra, ndërkohë që ishin fqinjët ata që dhanë alarmin, pasi dëgjuan të shtënat.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti trupin e pajetë të gruas në oborr, ndërsa djali i vogël dhe e moshuara brenda në shtëpi.

Rreth 100 efektivë policie u dërguan në vendin e krimit, ku arrestuan 19-vjeçarin Matthew Bernard, vëllai i gruas së Bivens, i cili në momentin e prangosjes ishte i gjithi i zhveshur. Nuk dihen ende arsyet e krimit të kësaj të marte, ndërkohë që policia po vijon hetimet.