Lajme


Skandalet seksuale në Hollywood, rikthejnë Lewinsky-n, ja çfarë thotë për Bill Clinton

Postuar nga Isida Muco

27th February 2018



Monika Lewinsky ka folur përsëri për marrëdhënien e saj me ish-presidentin Bill Clinton. Ajo thekson se ishte viktimë e abuzimit me pushtetin.

20 vite pas skandalit seksual që preku Shtëpinë e Bardhë të Bill Clinton, është rikthyer të flasë Monica Lewinsky, stazhierja që pati një marrëdhënie me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara. Në sajë të lëvizjes “#MeToo” që vepron kundër ngacmimeve seksuale, ajo ka folur për median “Vanity Fair. “Tani në moshën 44-vjeçare po filloj të konsideroj ndikimin e diferencës së madhe të pushtet që gjendet mes një presidenti dhe një stazhieri në Shtëpisë e Bardhë”, shprehet Lewinsky.

Në atë kohë, skandali seksual gati çoi në shkarkimin e presidentit Clinton, i cili në atë kohë konsiderohej njeriu më i fuqishëm në botë. “Po filloj të marr në konsideratë idenë që në rrethana të tilla, koncepti i konsensusit mund të jetë i diskutueshëm, pasi për shkak të disnivelit të pushtetit dhe mundësisë së abuzimit, ekziston edhe marrëdhënia intime konsensuale”, nënvizon Lewinsky në shkrimin e “Vanity Fair”.

“Nuk mendoj se do të ndihesha e izoluar nëse ajo ngjarje do të kishte ndodhur sot. Një nga aspektet që më frymëzojnë nga kjo lëvizje, është numri i madh i femrave që kanë folur në mbrojtje të të tjerave”, shton më tej ajo duke falenderuar ish-producentin hollivudian, Harvey Weinstein, i akuzuar për ngacmime, pasi ky i fundit e ka shndërruar skandalin nga lokal në global.

Lewinsky, e cila ka vuajtur nga stresi post-traumatik i skandalit të 1998, ka thënë se ka filluar të shohë historinë e saj me një sy tjetër, pasi ka marrë një mesazh nga një pjestare e lëvizjes “#MeToo”, e cila i ka thënë se i “vjen keq që ka qenë kaq e vetmuar”.