Lajme


Situata e rreshjeve, rrezikohen Vlora dhe Berati!

Postuar nga Isida Muco

1st December 2017



Situata e përkeqësuar e rreshjeve në të gjithë vendin tashmë më shumë është e përqëndruar në rajonet jugore të vendit.

Sipas Emergjencave Civile në dy ditët në vazhdim qytetet jugore do të jenë më të rrezikuarat nga përmbytjet.

Por më të rrezikuarat janë qytetet e Beratit dhe Vlorës.

Në këto dy qytete situata paraqitet më dramatike, pasi dy lumenjtë Osum dhe Vjosë, pritet të dalin furishëm nga shtretërit e tyre, por edhe lumi Seman i cili tashmë ka dalë nga shtrati, pritet të avancojë akoma dhe më shumë.