Lajme


Siguria në Kampionatin Botëror në Rusi, ndalohet edhe shitja e alkoolit!

Postuar nga Isida Muco

19th June 2018



Dhjetra mijëra tifozë fubolli  lëvizin në brendësi të Moskës dhe qyteteve të tjera, duke festuar fitoret e ekipeve të veta . Në veçanti të zhurmshëm janë tifozët e Argjentinës, ndonëse ndeshja e parë e kombëtares së tyre përfundoi me rezultat dëshpërues (1:1) kundër Islandës.

Policia me uniforma mund të shihet gjithandej në qendër. Por ka dhe shumë forca të sigurisë me veshje civile. Gjithandej në mure janë vënë edhe kamera sigurie, me sistemet për njohjen e fytyrave. Në afërsi të stadiumeve Lushniki und Spartak janë krijuar zona të posaçme të sigurisë. Banorët duhet të kenë leje të posaçme për lëvizje rreth shtëpive të tyre.

Supermarketet dhe dyqanet e tjera nuk lejohen të shesin alkool gjatë apo pas ndeshjeve.

Policia nuk ka kurfarë tolerance ndaj tifozëve që krijojnë incidente. Ajo ëshë konsultuar me kohë edhe me autoritetet e vendeve të tjera që marrin pjesë në kampionat dhe ka kërkuar që tifozëve të dhunshëm të mos u jepen viza. Shtetasit e huaj gjithmonë duhet ta kenë me vete pasaportën. Ai që e ka harruar në hotel, mund të ketë probleme. Ndërsa në stadium mund të futesh vetëm me Fan-ID dhe biletë.

Patrullat e rrepta
Rreth stadiumeve dhe në stadiume po patrullojnë dhe kontrollojnë forca të mëdha të policisë, ushtrisë, njësive speciale dhe gardës kombëtare (të ashtuquajturit Kozakët). Çantat kontrollohen gjithandej, ndërsa njerëzit filmohen me kamera sigurie. Ka të dhëna të ndryshme për forcat e angazhuara në Moskë, por ekspertët flasin për shumë më shumë se 100.000 forca të rendit dhe mbi 20.000 ndihmës vullnetarë.

Ekspertët janë duke kontrolluar në sfond edhe rrjetet sociale. Telefonat e rasteve emergjente janë në funksion tërë kohën. Në Rusi kanë shkuar edhe ekspertë të sigurisë nga Gjermania, por ata nuk duan që t’u përmendet emri. Ata janë duke bashkëpunuar me autoritetet ruse. Rusia po bën të pamundurën që Kampionati Botëror të kalojë pa probleme, thonë ekspertët.