Showbiz


Siç nuk e keni parë, Maria de Filippi me bikini

Postuar nga Isida Muco

11th July 2019



Edhe kur është me pushime, larg televizionit, moderatoria italiane Maria De Filippi, vijon të mendojë për punën.

Prezantuesja e Mediaset, ka zgjedhur të bëjë një mini kroçerë me anije, pa harruar që të marrë me vete stafin e saj.

Programet e shumta që moderon, bëjnë që të mos ketë shumë kohë për vete.

Megjithatë poaparacët italianë e kanë fotografuar teksa me kolegët e punës ndodhej në varg brigjeve të Korsikës.

Ajo është fotografuar me bikini të bardha dhe me një trup super në formë, ku ndonëse i ka kaluar të 50-at, vijon të mahnisë me linjat.