Interesante


Shtëpitë 3D që kushtojnë 4000$, mund t’i japin fund problemit të strehimit !

Postuar nga Isida Muco

14th March 2018



Këtë javë, gjatë një aktiviteti të SXSW në Austin, një biznes I sapohapur I quajtur ICON prezantoi një projekt të mrekullueshëm, një shtëpi e cila mund të printohet në 3D me një kosto prej vetëm 4000$. Me mënyrën e re që kompania ka zhvilluar, ata mund të printojnë një shtëpi deri në 56 m2, duke përdorur cimenton si lëndë të parë, në më pak se 24 orë. Një njeriu, do I duheshin më shumë se 20 ditë që të realizonte një projekt të ngjashëm.

Projekti I parë I ICON është ndërtimi I 100 shtëpive për komunitetin e El Salvadorit vitin që vjen. Për të përmbushur ktë projekt, ICON po bashkëpunon me NEW STORY, një organizatë jofitimprurëse e cila merret me gjetjen e shtëpive për të pastrehët përreth botës.

“Ne kemi ndërtuar shtëpi për komunitetet në Haiti, El Salvador dhe Bolivi” thotë Alexandria Lafci, bashkëthemeluese e New Story.

Drejtuesi I New Story, Brett Hagler tha se qëllimi I tyre kryesor është të strehojnë 1 miliard më të varfërit e planetit.