Lajme


Shpërthen mina, humb jetën efektivja e Forcave të Armatosura me mision në Letoni

Postuar nga Isida Muco

6th May 2019



Shpërthimi i një mine i ka marrë jetën një efektiveje të Forcave të Armatosura shqiptare, me mision në Letoni.

Krahas saj kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se efektivja e identifikuar si Zarife Hasanaj, ishte pjesë e misionit të NATO-s, në repartin e demontimit të minave.

Bëhet me dije se efektivja e ndjerë është rreth 27 vjeçe, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë ende informacion për ngjarjen, teksa pritet të ketë një konferencë.

Po ashtu nuk bëhet me dije nëse personat e plagosur janë gjithashtu efektivë të Forcave të Armatosura.