Sport


Shpallet lista/ Franca vjen me yjet, në sulm kundër Shqipërisë

Postuar nga Isida Muco

7th November 2019



Federata Franceze e Futbollit bërë publike listën e futbollistëve, që do të jenë në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps, për dy eliminatoret e mbetura “Euro 2020”, me Moldavinë në Paris, më 14 nëntor, dhe me Shqipërinë në “Arena Kombëtare”, më 17 nëntor.

Bie në sy rikthimi te kampionët e Botës ylli i PSG, Kylian Mbappe, por ka mbetur jashtë liste Paul Pogba, për shkak të problemeve fizike.

Pavarësisht mungesës së Pogba, në mesfushë Franca vjen me yje të tjerë si Kante, Matuidi, Ndombele, Sisoko dhe Toliso.

Sulmi përbehet gjithashtu nga emra të njohur, si Ben Jeder, Koman, Fekir, Zhirud, Grizman, Lemar dhe Mbap

Mbrojtja udhëhiqet nga Varane, ndërsa për arsye dëmtimi mungon edhe portieri Hugo Lloris.

Deschamp kërkon pikët maksimale, duke ftuar plot 6 sulmues për këto dy ndeshje.

Sakaq, ndeshja e fundit e Francës në “Arena Kombëtare” pritet të jetë një festë e madhe. Stadiumi i ri që do të inaugurohet ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe për më tepër, është emri i madh i Francës që e bën edhe më interesante ndeshjen për mijëra tifozë kuqezi.