Lajme


Shokuese: Piloti veteflijohet per te mos rene ne duart e xhihadisteve!

Postuar nga Isida Muco

6th February 2018



Një pilot rus, avioni i të cilit u qëllua nga luftëtarët rebel në Siri, ka vrarë veten me granatë për të mos u kapur nga xhihadistët.

Videoja e filmuar nga vetë rebelët tregon Major Roman Filipov duke bërtitur ‘Kjo është për djemtë tanë’, përpara se të shpërthente granatën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 33-vjeçari luftoi me rebelët deri në minutën e fundit dhe kishte shpërthyer granatën kur ata iu afruan.

Filipov, nga Vladivostok, Rusia Lindore iu është dhënë nderi më i lartë i Kremlinit, medalja e Heroit të Rusisë, pas vdekjes.

Sipas një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, publikuar në Russia Today, piloti kishte dalë nga avioni i tij ushtarak Suhoi 25SM pasi u godit me raketë në Idlib të Sirisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov u shpreh se ishte shumë herët për të thënë se kush kishte furnizuar sistemin e armëve që rebelët përdorën për të qëlluar avionin, por është jashtëzakonisht shqetësuese fakti që raketa të tilla po bien në duart e terroristëve.