Lajme


Shkolla Italiane në Tiranë: e para Qendër Dante në botë.

Postuar nga Isida Muco

22nd May 2018



Promovimi i gjuhës dhe kulturës italiane në një mënyrë të re, dinamike, inovative dhe cilësore me qëllim që qytetarët e botës të afrohen me Italinë. Është pikërisht kjo fryma e projektit Dante në Botë e promovuar nga Shoqëria Dante Alighieri , e cila ka zgjedhur Shkollën Italiane në Tiranë si seli pilote. Me rastin e “Ditës së Dantes” , përurimi do të mbahet ditën e martë 29 maj
në orën 15 pranë selisë së Institucionit në prani të autoriteteve dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar dhe atij italian. Pas përshëndetjeve të Ambasadorit të Italisë në Tiranë Alberto Cutillo dhe personaliteteve të tjera, fjalën do ta
marrë Andrea Riccardi , president i Shoqërisë Dante Alighieri , i cili e kërkoi dhe e mbështeti fort një shtrirje të mëtejshme të Shoqërisë Dante Alighieri. Zgjedhja e Tiranës si e para Qendër Dante në botë u përgjigjet disa kërkesave. Pikësëpari, është njohja e Shqipërisë si territor me rëndësi strategjike për Shoqërinë Dante Alighieri, duke pasur parasysh lidhjet e
ngushta historike dhe aktuale të vendit me Italinë. Njëkohësisht, nisma ka si qëllim t’i përgjigjet në një mënyrë të re dhe efikase kërkesës për formim në italisht të regjistruar këto vitet e fundit.

Shkolla Italiane në Tiranë synon që të shndërrohet në një pikë referimi për qytetin , sikurse tregon edhe projekti me cilësi të lartë didaktike që është hartuar dhe do të paraqitet, gjatë përurimit, nga përgjegjësja didaktike e shkollës Sara Alesi . Një program i cili, formimit gjuhësor, do t’i bashkangjisë promovimin e kulturës dhe vlerave që ngërthen gjuha italiane: përfshirjen, dialogun, plurilinguizmin dhe multikulturalizmin.