Lajme


Shkeputet ajsbergu gjigand, toka rrezikohet nga përmbytjet.

Postuar nga Isida Muco

2nd October 2019



Ndryshimet klimaterike vijojnë të japin efektet e tyre  edhe në Antarktidë.  Media prestigjioze “BBC” thekson se një ajsberg gjigand është shkëputur nga pjesët polare duke faktuar edhe njëherë, se ngrohja globale po përparon dhe toka është e rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas shkencëtarëve, kjo është shkëputja më e madhe e ndodhur në 50 vitet e fundit. Kjo dukuri është monitoruar që nga viti 2000, kohë kjo kur ajsbergu dha shenjat e para të krisjes.

Sipas BBC, ajsbergu është 1636 kilometra katrorë me peshë 315 miliardë ton, ndërsa ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë.